Ukraina refuzon zyrtarisht bisedimet me Rusinë në Bjellorusi: Është vend armiqësor

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 10:51
Zelensky 1280x720

Ukraina refuzon zyrtarisht bisedimet me Rusinë në Bjellorusi: Është vend armiqësor

Përditësuar më: 27/2/2022, ora 10:51

Ndonëse delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, Kievi zyrtar ka refuzuar mbajtjen e takimit në këtë vend.

Sipas presidentit Zelensky mbajtja e bisedimeve në Minsk do të ishte e mundshme nëse Rusia nuk do ta niste ofensivën në këtë vend, pikërisht nga ky territor.

Megjithatë, lideri ukrainas la të hapur mundësinë për negociata me Rusinë në vende të tjera.

“Është e vërtetë që duam paqen, duam të takohemi, duam që kjo luftë të marrë fund. Varshava, Budapesti, Stambolli apo Baku, janë vendet që iu kemi ofruar rusëve për t’u takuar. Çdo vend tjetër është i pranueshëm për ne mjafton që nga territori i tij të mos ketë lëshuar raketa drejt Ukrainës”, shton Zelensky.