5 ditë në luftë, shpresë për paqe, bombardime dhe lot

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 19:23

5 ditë në luftë, shpresë për paqe, bombardime dhe lot

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 19:23

Pas një fundjave të mbushur me luftime, Rusia nuk ka arritur dot të marrë kontrollin e Kievit. Sot palët zhvilluan një takim për një marrëveshje paqeje në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë dhe u ra dakord që të ketë edhe një tjetër raund bisedimesh.

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se 24 orët e ardhshme, dita e pestë e pushtimit rus, do të jenë kyç për ecurinë e luftës. Një ditë më parë, Presidenti Vladimir Putin urdhëroi kalimin në gatishmëri të lartë të armatimeve bërthamore të Rusisë. Shërbimet inteligjente ukrainase thonë se Bjellorusia po përgatitet të dërgojë trupat e saj krah atyre ruse. Bashkimi Europian ka ndërmarrë hapin e paprecedentë dhe ka vendosur të dërgojë armë në Ukrainë, si dhe ka mbyllur hapësirën e vet ajrore për Rusinë.

Ndërkohë, më shumë se 500 mijë ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre pa destinacion dhe pa e ditur se kur do të kthehen sërish pranë familjarëve të tyre.