Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë një person

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 08:40
aksident rruga e arbrit 3 1280x720

Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë një person

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 08:40

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Divjakë.

Policia bën të ditur se rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.