Askush nuk i bën bisht mbrojtjes së Ukrainës, një tjetër kampion i bashkohet ushtrisë

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 16:55

Askush nuk i bën bisht mbrojtjes së Ukrainës, një tjetër kampion i bashkohet ushtrisë

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 16:55

Thirrjes së autoriteteve ukrainase për mbrojtjen e vendit nga agresioni rus, po i përgjigjen shumë qytetarë, madje dhe personalitete të njohura nga bota e artit dhe sportit.

Së fundmi, kampioni i botës në boks, Vasyl Lomachenko ka vendosur të hedh dorezat dhe të marrë armët për të mbrojtur vendin e tij nga ushtarët rusë.

Tri herë fituesi i titullit kampion bote në boks, Lomachenko në fillim u raportua se u largua drejt Greqisë, kur nisën sulmet, por tashmë ka veshur uniformën ushtarake.