BE sanksionon 26 oligarkë të tjerë rusë, shkon në 680 numri total

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 21:50
Komisioni Europian BE Bruksel  1024x576

BE sanksionon 26 oligarkë të tjerë rusë, shkon në 680 numri total

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 21:50

Bashkimi Europian bën me dije se ka përfshirë në listën e sanksioneve dhe 26 të tjerë rusë, si pjesë e shtrëngimeve që Perëndimi po vendos ndaj Rusisë për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainës.

Sipas gazetës zyrtare të unionit, 26 oligarkët e tjerë që u përfshinë në listën e sanksioneve, janë drejtuesit e kompanive kryesore energjetike në Rusi.

Për ta urdhërohet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i hyrjes apo kalimi transit në territorin e vendeve të BE-së.

Deri në këto momente mësohet se numri i rusëve që preken nga sanksionet nga Bashkimi Europian ka shkuar në 680.