Bisedime për paqen teksa në Ukrainë luftohet, takimi i delegacioneve vijon prej 3 orësh

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 15:34
rusi ukraine bisedime paqe bjellorusi 1106x720

Bisedime për paqen teksa në Ukrainë luftohet, takimi i delegacioneve vijon prej 3 orësh

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 15:34

Vijon prej 3 orësh tashmë raundi i parë i bisedimeve mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, të mbledhur për të diskutuar krizën mes dy shteteve. Kjo është hera e parë që palët takohen që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë, por shpresat për arritjen e ndonjë marrëveshjeje nuk janë të mëdha.

Delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov dhe zv.ministrin e Jashtëm, Mykola Tochytskyi. Ndërsa nga pala ruse janë të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes Alexander Fomin dhe ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov.