Bisedimet për paqe, palët mbërrijnë në Gomel

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 10:30
bisedime 1280x720

Bisedimet për paqe, palët mbërrijnë në Gomel

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 10:30

Ukraina ka pranuar negociatat me Rusinë dhe ashtu siç edhe është njoftuar më parë, gjatë paradites sot në Gomel të Bjellorusisë do të mbahet takimi mes dy delegacioneve. Takimi është njoftuar rreth mesditës, ndërkohë që të dyja delegacionet kanë mbërritur në Gomel.

Ukraina pranoi ftesën e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi, edhe pse me parë e kishte refuzuar atë, duke e quajtur Bjellorusinë si aleaten e vetme ushtarake të rusëve gjatë këtyre ditëve. Presidenti Zelenski është shprehur pesimist për këtë takim, duke thënë se: nuk kam shumë besim, por le ta provojmë.

Gjatë natës së të dielës dhe deri në orët e para të së hënës, ka pasur bombardime dhe luftime në zona të ndryshme të Ukrainës, ndërkohë që mëngjesi duket më i qetë në Ukrainë.