Gara për Shkodrën, PD: Kush voton partinë e Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:15
sinkron alibeaj frame 1105 1280x720

Gara për Shkodrën, PD: Kush voton partinë e Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:15

Drejtuesi politik për qarkun Shkodër, Enkelejd Alibeaj, me anë të një deklarate për shtyp nga selia blu i ka bërë thirrje demokratëve shkodranë, të mos votojnë kandidatët e koalicionit “Shtëpia e lirisë”.

“Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS-së në Shkodër. Shkodranët e dinë se çfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës”.

Sipas Alibeajt, një votë për Bardh Spahinë është një votë në ndihmë të Edi Ramës.

“Prandaj shkodranët më 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë non gratat.  Demokratët më 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë nën administrim e LSI-së, që ta ketë më pas për pazarin e radhës me Ramën.  Shkodranët më 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do t’i nënshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA-ja, apo do ta shndërrojnë bashkinë në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin tuaj, Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partinë Demokratike të Shqipërisë! Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”.