Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gjermania hap dyert për emigrantët ukrainas: I marrim të gjithë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 17:48 | Bota
Gjermania hap dyert për emigrantët ukrainas: I marrim të

Gjermania është zotuar se do të marrë të gjithë refugjatët ukrainas që i largohen luftës. “Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që lënë vendin e tyre si pasojë e agresionit rus”, tha ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj sllovene Anze Logar.

Gjithashtu, Baerbock premtoi më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën. Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë, Baerbock u kërkoi të gjitha vendeve që "besojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara" të izolojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

“Sot është dita e pestë e luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe njerëzve të pafajshëm në Ukrainë. Ai ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk qëndron e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron fort në anën e ukrainasve të guximshëm”, tha Baerbock.

Me një vendim historik të shtunën, Gjermania i premtoi Ukrainës se do t’i dërgojë armatime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë