Ish-ministrja Kodheli: Ballkani Perëndimor ka garanci, shqiptarët janë faktorë stabiliteti

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 22:33

Ish-ministrja Kodheli: Ballkani Perëndimor ka garanci, shqiptarët janë faktorë stabiliteti

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 22:33

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli, ishte e ftuar në Debat nga Alba Alishani këtë të hënë nga ku foli për pushtimin rus të Ukrainës dhe ndikimin e këtij konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Për Kodhelin Ballkani ka garanci, por kjo nuk do të thotë për të mos qenë i vëmendshëm. Ish-ministrja e mbrojtjes theksoi se shqiptarët janë faktor stabiliteti për rajonin tonë.

“Ballkani Perëndimor ka garanci, por kjo nuk do të thotë të mos e kemi mendjen në mësim. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të vëmendshëm ndaj ngjarje, por nga ana tjetër, ne duhet ta sigurojmë Ballkanin që shqiptarët janë një faktor stabiliteti. Kjo duhet të na bëjë nder dhe na bën nder. Ne dimë të marrim vendimmarrjen e duhur në momentin e duhur dhe të jemi në anën e duhur të historisë”, u shpreh Mimi Kodheli.