“Kanë folur vetëm armët”, Turdiu: Agresioni rus i mbushur me gënjeshtra

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 21:55

“Kanë folur vetëm armët”, Turdiu: Agresioni rus i mbushur me gënjeshtra

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 21:55

“Vetë fakti që ka një takim të parë të dy delegacioneve është një ngjarje shumë pozitive. Deri tani kanë folur vetëm armët”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN Gazmend Turdiu, drejtor i Drejtorisë së Këshillit të Sigurimit në Ministrinë e Jashtme teksa foli për sulmin rus në Ukrainë dhe takimin e sotëm mes palëve.

“Një ushtri pushtuese nuk e ka asnjëherë motivimin e atyre që mbrojnë shtëpitë e tyre. Besoj se delegacioni i Ukrainës është ulur me qëllime më të bardha, së pari me një armëpushim dhe së dyti për të zgjidhur këtë situatë agresioni ndaj vendit të vet”.

Turdiu u shpreh më tej se agresioni rus është i mbushur me lajme të rreme. “E gjithë fushata dhe ky agresion është i mbështetur për lajme të rreme. Të flasësh për dezanifikim duhet të ketë nazifikim në këtë vend. Nuk shoh asnjë tendencë që të përbëjë rrezik për Rusinë”.