Kriza në mësuesi: Bursat nuk janë zgjidhje, shpenzim për arsimtarë të dobët

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:20

Kriza në mësuesi: Bursat nuk janë zgjidhje, shpenzim për arsimtarë të dobët

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:20

Mungesa e vlerësimit për këtë profesion dhe orientimi i të rinjve nga degët më të paguara, po dëmton cilësinë e arsimit. Mësuesit më përvojë tregojnë se sot në shkolla kanë kolegë edhe nxënësit që dikur me zor i kalonin.

Për politologun Ermal Hasimja, rënia e cilësisë së arsimtarëve të rinj po ndodh edhe për faj të shoqërisë shqiptare, e cila vijon të dëmtojë imazhin e mësuesit.

Arsimtarët kërkojnë mbështetje financiare për këtë profesion dhe jo financim për shkollimin e nxënësve të dobët. Ndërsa Ermal Hasimja njëherësh administrator i një institucioni arsimor, thotë se, rrezikut të shuarjes së këtij profesioni dhe uljes së nivelit ka një arsye pse zgjedh këtë të fundit.

“Midis të pasurit të mësuesve me nivel të ulët dhe mospasjes fare, do të vijë një ditë që do të marrin mësues nga Bangladeshi”.

Një ditë më parë, ministrja e arsimit deklaroi se do të ofrojë bursa studimi për të mos mbyllur degët e mësuesisë, por ende nuk ka një skemë se si do të tërheqë drejt këtij profesioni, nxënësit më të mirë që zgjedhin mjekësinë, arkitekturën apo drejtësinë.