Meta me ambasadorin ukrainas: Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur armëpushimin. Dialogu, rruga e vetme

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 14:00
28 SHKURT META DALJA NGA AMBASADA frame 6940 1280x720

Meta me ambasadorin ukrainas: Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur armëpushimin. Dialogu, rruga e vetme

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 14:00

“Kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet me të gjitha vendet për të nxitur armëpushimin dhe rikthimin e mjeteve paqësore dhe rrugëve diplomatike të ndalimit të kësaj lufte”. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov.

“Njëkohësisht besojmë se vetëm rruga e dialogut, nga pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë dhe në këtë drejtim edhe përpjekjet tona si vend i NATO-s dhe synon të anëtarësohet në BE kanë qenë të qarta në një linjë të plotë me NATO-n dhe BE”.

Kreu i shtetit theksoi se i ka shprehur solidaritetin popullit ukrainas dhe presidentit Zelensky, i cili po jep një shembull frymëzues në mbrojtje të vendit të tij.

“Sot vizitova ambasadorin e Ukrainës, shkëlqesinë e tij Volodymyr Shkurov për t’i shprehur solidaritetin më të thellë për popullin e Ukrainës, presidentin Zelensky dhe institucionet legjitime e demokratike të vendit për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre si një popull europian që ka dhënë aq shumë për lirinë e Europës dhe sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur jo vetëm shtetin e tyre dhe dinjitetin e tyre, por edhe vlerat më të mira europiane ndaj jemi në krah të Ukrainës e presidentit Zelensky. Jemi për të shprehur ngushëllimet për viktimat e pafajshme dhe të gjithë të lënduarit nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar”.

Meta falënderoi të gjitha institucionet shqiptare dhe organizatat civile që janë në mbështetje të Ukrainës dhe shprehu besimin në tejkalimin e kësaj situatë

“Dua të falenderoj institucionet tona, Kryqin e Kyq, organizatat e shoqërisë civile që kanë nisur mbështetjen humanitare dhe shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet dhe ne do të vazhdojmë të jemi në krah të popullit ukrainas do të marrim përgjegjësitë tona dhe do ndajmë peshën me venet e BE dhe vendet demokratike”.