Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi fituar kontrollin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 08:58 | Bota
Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi fituar kontrollin mbi hapësirën

Ushtria ruse pretendon se ka fituar kontrollin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

"Aviacioni rus ka fituar epërsi ajrore mbi të gjithë territorin e Ukrainës", tha në një deklaratë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Lajmi raportohet nga CNN, i cili thekson se nuk mund ta verifikojë këtë deklaratë.

Që nga fillimi i luftës, ushtria ruse ka bërë pretendime të pasakta në lidhje me operacionet e saj ushtarake, raporton CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë