“Në pak vite do të jetojmë si në Korenë e Veriut”, hakohen disa faqe ruse, mesazh për ndalimin e Putin

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:46
Hakohet faqja ne internet e medias shteterore ruse 1280x720

“Në pak vite do të jetojmë si në Korenë e Veriut”, hakohen disa faqe ruse, mesazh për ndalimin e Putin

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:46

Disa faqe interneti ruse, përfshi edhe faqja e internetit e Agjencisë Shtetërore Ruse të Lajmeve, TASS, duket se janë hakuar.

Sipas Reuters, në të gjitha këto faqe u shfaq mesazhi: “Ndalni këtë çmenduri, mos i dërgoni djemtë dhe burrat tuaj drejt vdekjes së sigurt. Putin po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik… Nuk është lufta jonë, le ta ndalim! Jemi izoluar nga e gjithë bota, nafta dhe gazi nuk po tregtohen më. Në pak vite do të jetojmë si në Korenë e Veriut”.

Mesazhi është fshirë tashmë dhe në faqen kryesore lexohet vetëm njoftimi se për momentin nuk ka akses në faqe. Përveç TASS, në mediat e hakuara ishin edhe “Forbes Russia”, “Fontanka”, “Take Dela”.