Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB, një minutë heshtje për viktimat e luftës

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 16:51
f648be7a b698 4528 8c07 cb3129281982 1080x720

Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB, një minutë heshtje për viktimat e luftës

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 16:51

Kanë nisur punimet për takimin emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në nisje të punimeve, presidenti i Asamblesë iu kërkoi të pranishmëve të mbajnë një minutë heshtje për viktimat nga luftimet në Ukrainë.

Në fund të Asamblesë, pritet të votohet një rezolutë që dënon agresionin e Moskës në Ukrainë.

Rezoluta për Ukrainën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja është miratuar, këtë të diel, për të shkuar në sesionin special të Emergjencës në Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.