Nisin bisedimet Moskë-Kiev në kufi me Bjellorusinë

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 11:43
bisedimet 1280x720

Nisin bisedimet Moskë-Kiev në kufi me Bjellorusinë

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 11:43

Kanë filluar negociatat për armëpushim mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës në rajonin Gomel, në kufirin me Bjellorusinë. Bisedimet zhvillohen në brigjet e lumit Pripyat.

Ukraina kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorus, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase.

Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Çështja kryesore në agjendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.

Në fjalimin e tij të dielën, presidenti ukrainas Zelensky tha se nuk priste një përparim nga këto bisedime.

Por, shtoi ai, ata duhet të përpiqen dhe ta përdorin këtë shans, në mënyrë që askush të mos fajësojë Ukrainën që nuk u përpoq të ndalojë luftën.