Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Nuk hiqen abonetë”, shoqata e transportit urban tërhiqet nga “kërcënimet”

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 19:54 | Aktualitet
“Nuk hiqen abonetë”, shoqata e transportit urban tërhiqet

Ashtu si çdo muaj edhe në 1 mars, abonetë për transportin urban nuk do të mungojnë. Shoqata e këtij sektori pat paralajmëruar se flotat nuk do të hidheshin në qarkullim duke bojkotuar punën, dhe më pas në një deklaratë të dytë u njoftua heqja e aboneve për muajin mars. Por këto kërcënime u zhbënë, ne pretekstin se në bisedime me pushtetin vendor.

Kërkesat e tyre lidhen kryesisht me çmimin e naftës dhe taksat. Paralelisht këtyre diskutimeve, qytetarët janë vënë në radhë për blerjen e aboneve, duke kërkuar që vendimet mes palëve të mos prekin xhepat e tyre.

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e 1 milion eurove subvencione për transportin urban me qëllim mbulimin e kostove nga rënia e frekuentimit. Kjo pagesa për operatorët do të jetë e shtrirë për një periudhë 6mujore, por sërish ka pakënaqësi nga ana e kompanive të transportit publik. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë