Pas pezullimit nga Gjykata, Armand Duka kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 20:40
PRESIDENTET fshf kosove armand duka 1024x576

Pas pezullimit nga Gjykata, Armand Duka kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 20:40

Pas vendimit të së hënës të Gjykatës së Tiranës, e cila e pezulloi nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se i ka kërkuar që të shtyjë zgjedhjet për zgjedhjen e kreut të FSHF, të cilat janë parashikuar të zhvillohen më 2 mars.

“Të nderuar miq,

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asamblesë që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv,  të shqyrtohen në një datë tjetër.

Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit”, shkruan Duka në Facebook.