Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 13:58 | Politikë
PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët

Partia Demokratike do të padisë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve. Lajmin  eka dhënë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku, që është edhe kreu i Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

“Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro. Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD  do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erion Veliaj”, ishin fjalët e Tabakut.

https://a2news.com/2022/02/22/veliaj-zoton-dhe-mertirin-i-njoh-nga-fotot-me-drejtuesit-e-pd-ne-zimbabve-tabaku-deshmia-e-rreme-perben-veper-penale/

Sipas saj, gjatë dëshmisë te Komisionit Hetimor, Veliaj “u kap në dëshmi të rreme". Sipas saj Kryebashkiaku ka miratuar një projekt me kosto 91 milionë euro për buxhetin e bashkisë Tiranë, pa mbledhur Këshillin Bashkiak. "Problemi në lidhje me dëmin financiar që paguajnë sot qytetarët shqiptarë është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse qytetari Erion Veliaj, në vetëdije të plotë, në kundërshtim me ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” merr përsipër një angazhim financiar, merr përsipër detyrime financiare të Qarkut Tiranë për t’ia paguar koncensionarit.

https://a2news.com/2022/02/22/veliaj-ne-hetimor-nuk-i-ndaj-pergjegjesite-me-ramen-tabaku-kryeministri-i-shiti-dy-ministra/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani