Roman Abramovich i ftuar nga Ukraina në bisedimet me Moskën

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:32
abramovic 1 1280x720

Roman Abramovich i ftuar nga Ukraina në bisedimet me Moskën

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 13:32

Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Jerusalem Post shkruan se milioneri rus me pasaportë izraelite ishte “kërkuar nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi për në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime”.

Kujtojmë që Abramovich ka kontakte të ngushta me komunitetet hebreje, si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.

Ndërkohë presidenti ukrainas Zelensky, tha se ishte gati të lironte të burgosurit dhe të paraburgosurit “me përvojë ushtarake”.

“Është një zgjedhje e vështirë moralisht, por e nevojshme për mbrojtjen e vendit”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram. Një lëvizje që mund të lexohej në mënyrë të qetë nga pala ruse.

Ndërkaq sipas përditësimeve të fundit, numri i njerëzve që ikin nga zonat e luftës po rritet dita-ditës. Më shumë se 500 000 refugjatë, kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje. Shifra u përditësua përmes Twitter nga UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët.