Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Thellohet bilanci i luftës në Ukrainë, 14 fëmijë të vdekur dhe vuajtje të panumërta

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 08:17 | Bota

Imazhet që dalin nga Ukraina në vazhdën e pushtimit rus kanë qenë të gjitha tronditëse, por jo më shumë se ato të fëmijëve të ekspozuar ndaj tmerreve të luftës.

Qindra e qindra fëmijë lanë pas gjithçka - ndërsa sulmi i Vladimir Putin filloi në errësirën e mëngjesit të së enjtes - duke nxituar me familjet e tyre në vendet kufitare, të gatshme për t'i pranuar si refugjatë.

Shumë familje që nuk mundën të dilnin në kohë, braktisën shtëpitë e tyre, të paprekura ose të shkatërruara, për të kërkuar mjedise më të sigurta.

Zyrtarët ukrainas thanë të shtunën se 116 fëmijë janë plagosur dhe 14 kanë vdekur gjatë pushtimit. Një fotograf i Associated Press, të dielën, ishte dëshmitar i vdekjes së një vajze 6-vjeçare.

Një ambulancë e çoi fëmijën, ende të veshur me pizhame, në një spital në qytetin port të Mariupolit, pasi ajo dhe babai i saj u plagosën nga bombardimet.

Anëtarët e një ekipi mjekësor kishin lot në sytë e tyre, ndërsa përpiqeshin, por nuk arritën ta shpëtonin atë.

"Tregoji këtë Putinit", i tha një mjek fotografit, i cili u lejua në spital për një kronikë të përpjekjeve të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë