“Times” denoncon: 400 mercenarë të grupit Wagner në Ukrainë për të vrarë Zelensky-n

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 12:08
merenare 1280x720

“Times” denoncon: 400 mercenarë të grupit Wagner në Ukrainë për të vrarë Zelensky-n

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 12:08

Mbi 400 mercenarë rusë nga forcat e grupit Wagner, ndodhen në Ukrainë prej 5 javësh dhe kanë për detyrë të vrasin presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky. Kështu shkruan “The Times”, sipas të cilit, mercenarët kanë mbërritur nga Afrika dhe ndodhen në Kiev me misionin e vetëm për të vrarë kreun e shtetit ukrainas.

Lajmi për praninë e milicisë, së përbërë nga ish-ushtarë dhe policë që i atribuohen biznesmenit të fuqishëm rus Yevgeny Prigozhin në Kiev, çoi në vendimin për vendosjen e një shtetrrethimi në kryeqytet për gjithë fundjavën me paralajmërimin se kushdo që do të shihej në rrugë, do të konsiderohej armik.

Përveç vrasjes së Zelenskit, milicia ka marrë urdhrin për të eliminuar gjithashtu 23 përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe figura të shquara për të lejuar Moskën të marrë pushtetin me një qeveri kukull. Sipas revistës, i gjithë ekzekutivi është në shënjestër, si dhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitscho, dhe i vëllai Vladimiri.

Sipas “Times”, mercenarët presin dritën jeshile nga Kremlini për të goditur. Ndërkohë Zelensky dhe objektivat e tjerë po gjurmohen përmes telefonave të tyre celularë. Misioni thuhet se është në pritje për shkak të negociatave, por për “Times”, Putin nuk ka ndërmend të arrijë një marrëveshje. Sipas gazetës britanike, grupi Wagner ka pasur 2000-4000 burra në Ukrainë me misione të ndryshme që nga janari, disa janë dërguar në zonat e republikave separatiste të Donbasit.