Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump dënon Putinin: Mund të nisë një luftë shumë e madhe në Europë. Vetëm gjatë mandatit tim Rusia nuk pushtoi asnjë shtet

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 13:04 | Bota

Donald Trump dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke ashpërsuar tonet ndaj Vladimir Putin, në krahasim me një javë më parë, kur e quajti “gjeniale” lëvizjen e tij. Ish-presidenti amerikan tha gjatë një takimi në Florida se pushtimi i Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende në detyrë.

“Mund të nisë një luftë shumë e madhe në Europë. Kështu nisin. Joe Biden e shndërroi qetësinë në kaos, kompetencën në paaftësi, stabilitetin në anarki dhe sigurinë në katastrofë. Sulmi rus në Ukrainë është i tmerrshëm. Është një tmerr që nuk duhet të ishte lejuar kurrë të ndodhte. Dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë. Lutemi për popullin krenar të Ukrainës. Të gjithë e kuptojnë që ky shkatërrim i tmerrshëm nuk do të kishte ndodhur nëse zgjedhjet tona nuk do të ishin manipuluar dhe unë do të isha ende president”, tha Trump.

Ai vlerësoi veten si i vetmi president amerikan i dekadave të fundit që ka mbajtur “nën kontroll” Vladimir Putin. “Nën drejtimin e Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën drejtimin e Obamës mori Krimenë. Nën drejtimin e Biden pushtoi Ukrainën. Jam i vetmi president i shekullit XXI gjatë mandatit të të cilit Rusia nuk pushtoi asnjë shtet”.

Edhe pse nuk e ka deklaruar kurrë zyrtarisht se do të garojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, Trump ka lënë të kuptohet disa herë se do ta bëjë një gjë të tillë. “Në nëntor 2024 demokratët do ta shohin humbjen. I kemi mundur dy herë, dhe do t’i mundim për herë të tretë”, tha Trump.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli