Turqia i jep një tjetër goditje ushtrisë ruse

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 20:43
Erdogan  Turqia nuk eshte magazine refugjatesh per Europen 1024x576

Turqia i jep një tjetër goditje ushtrisë ruse

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 20:43

Turqia ka vendosur t’i japë një goditje të rëndë Rusisë në luftën që ajo po zhvillon në Ukrainë.

Bëhet me dije se autoritetet turke kanë mbyllur ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve për të gjitha anijet ushtarake.

Vendimi i Turqisë bazohet në Konventën e Montreux të vitit 1936, sipas së cilët ajo Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, përfshirë këtu dhe Rusinë, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse ajo vetë kërcënohet.