Vijon ndëshkimi i Rusisë, Britania me dorë të hekurt, i mbyll dhe portet

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 17:41
54746509 10559457 A Ukrainian military vehicle is seen after the curfew was lifted a 17 1646048581945

Vijon ndëshkimi i Rusisë, Britania me dorë të hekurt, i mbyll dhe portet

Përditësuar më: 28/2/2022, ora 17:41

Britania e Madhe ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Pas mbylljes së hapësirës ajrore, ndëshkimin ndaj bankave ruse, oligarkëve dhe përjashtimin nga SWIFT, Britania ka nisur përpjekjet për bllokimin e Rusisë në Interpol.

Sekretari i Brendshëm i Britanisë, Priti Patel u shpreh në parlament se Britania do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga trupa ndërkombëtare e policisë.

“Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që qeveria ruse të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të drejtojmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për këtë qëllim”, tha Patel.

Gjithashtu, Britania e Madhe vendosi të mbyllë portet për anijet ruse si dhe bllokimin e aseteve të të gjitha bankave nga ky vend.