Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zelensky kërkoi anëtarësim të shpejtë në BE, vjen përgjigjja zyrtare nga unioni

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 16:31 | Bota
Zelensky kërkoi anëtarësim të shpejtë në BE, vjen

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas kërkesës së presidentit Volodymir Zelensky për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në union.

Borrell deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në BE, do të kërkojë vite, ndërkohë që nuk është koha për të menduar këtë gjë, pasi situata e krijuar kërkon përgjigje të shpejta.

“Kjo gjë nuk është në rendin e ditës, më besoni. Duhet të punojmë për gjëra më praktike. Anëtarësimi është diçka që do të kërkojë shumë vite, ndërkohë që duhet të japim përgjigje për orët e ardhshme”, u shpreh Borrell përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani