Bombardohet Kievi!

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 09:37

Bombardohet Kievi!

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 09:37

5 persona u vranë dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur nga një raketë të lëshuar pasditen e së martës kullën televizive të Kievit duke ndërprerë transmetimet radiotelevizive në kryeqytetin e rrethuar nga trupa pushtuese. Kulla televizive ndodhet në zemër të Kievit, e ngritur në vitin 1973 është e dyta më e larta në botë në llojin e vet, pas asaj të Tokios në Japoni. Mediat perendimore shkruajnë se transmetimet janë ndëprerë por kulla mbetet në këmbë edhe pas goditjes.

Kjo erdhi pasi Moska paralajmëroi banorët e Kievit të largohen, pasi do të godasë shënjestra të ndryshme në qytet. Armë të precizonit të lartë thuhet se do të përdoren për të qëlluar qendra teknologjike të shërbimeve sekret të Ukrainës. Dita e 6 e pushtimit rus në Ukrainë ka vijuar me sulme në disa fronte, por avancimi rus është ngadalësuar nga rezistenca ukrainase.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe tha se forcat vendase janë gati për ta mbrojtur atë. “Armiku është në periferi të Kievit. Forcat tona të armatosura, po luftojnë heroikisht për atdheun tonë”, tha Klitschko në një videomesazh në Facebook. “Janë ngritur fortifikime përgjatë hyrjeve në qytet. Iu kërkoj të gjithëve që të ruani qetësinë. Mos dilni jashtë nëse nuk është e nevojshme dhe futuni nëpër strehime nëse bie alarmi”, shtoi ish-kampioni i boksit.

Më herët, u raportua se nja karvan disa dhjetëra kilometra i gjatë me mjete të rënda, tanke dhe artileri ruse i ishte drejtuar Kievit, pasi rusët duan me çdo kusht të marrin kontrollin e kryeqytetit. Në një mesazh të mëparshëm, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja e Kievit, ishte prioriteti kryesor i qeverisë së tij. “Kievi është i veçantë. Nëse mbrojmë atë, mbrojmë të gjithë shtetin. Është zemra e vendit, duhet të vijojë të rrahë”, tha ai.