Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

E ka Rusinë përballë, presidenti i vendit të BE-së: Po ra Kievi, jemi ne vendi i radhës ku do të “trokasë” Kremlini

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 14:09 | Bota
E ka Rusinë përballë, presidenti i vendit të BE-së: Po

Situata në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më dramatike, me Moskën që vijon të dërgojë një numër të paprecedentë ushtarësh drejt kryeqytetit ukrainas Kiev, ndërkohë që qytete si Kharkiv bombardohen pa kriter, duke shkaktuar dhjetëra viktima civile.   

Por jashtë kufijve ukrainas, ka një seri shtetesh që shohin ekzistencën e tyre konkretisht të rrezikuar, edhe pse pjesë e një superfuqie, të paktën ekonomike, si Bashkimi Europian, që duhet të sigurojë një far niveli sigurie.

Por nuk është i të njëjtit mendim presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseada. “Asnjë vend në Bashkimin Europian nuk mund të ndihet i sigurt në këtë moment. Sigurisht Ukraina është objektivi numër 1, por në rast se nuk do të mundim të mbështesim atë vend, dhe Kievi do të bjerë, mund  të jeni të sigurt që ne do të jemi vendi i radhës, Rusia do të trokasë në derë” , deklaroi ai.

https://a2news.com/2022/01/23/blinken-autorizon-vendet-baltike-te-dergojne-armatime-ne-ukraine/

Ditën e djeshme, vendet lindore të BE-së, duke filluar nga Lituania, Estonia, Letonia, por edhe Republika Çeke, Bullgaria, Sllovakia dhe Polonia, i kërkon Brukselit zyrtar që të anëtarësojë me një procedurë tejet të përshpejtuar Ukrainën në Europë. "Është një detyrim moral për ne”, shtoi Nauseda, edhe pse kjo do të ishte shumë e vështirë, nga momenti që Kievi zyrtar nuk është ndër vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE.  

https://a2news.com/2022/02/24/lituania-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme/

A2 CNN Livestream

Dita jonë