Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Liria nuk ka çmim”, Von der Leyen: Mënyra si do t’i përgjigjemi Rusisë përcakton të ardhmen tonë

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 13:56 | Bota
“Liria nuk ka çmim”, Von der Leyen: Mënyra si do

“Mënyra si do t’i përgjigjemi Rusisë do të përcaktojë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar”. Kështu është shprehur në seancën e jashtëzakonshme për krizën në Ukrainë, para eurodeputetëve presidentja e Komisionit Europian Urusula Von Der Leyen. Sipas saj, nuk bëhet fjalë vetëm për fatin e Ukrainës, por të ardhmen, ndërsa njoftoi propozimin për aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes.

“Nuk është vetëm fati i Ukrainës në lojë, por edhe e ardhmja jonë. Duhet të tregojmë fuqinë tonë për njerëzit që kanë zgjedhur rrugën demokratike. Një bashkim prej gati gjysmë miliardë njerëzish është mobilizuar në mbështetje të Ukrainës. Shumë prej tyre kanë hapur dyert e tyre dhe po mirëpresin gra e fëmijë. Po propozojmë të aktivizojmë mekanizmin e mbrojtjes së përkohshme për status të sigurt, qasje në shkolla e kujdes mjekësor dhe ky është vetëm fillimi. Më shumë do të kenë nevojë për mbrojtën e solidaritetin tonë. BE-ja po tregon unitet”.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, Von der Leyen theksoi se kjo do të sjellë kosto edhe për Europën, por tha se liria nuk ka çmim.

Kemi vendosur paketën më të madhe të sanksioneve, Vendime që në BE nuk i morëm lehtë, por e ndjemë se duhet të vepronim, po i heqim bankat ruse nga sistemi Swift, kemi ndaluar dhe shënjestruar dhe sektorë të tjerë të ekonomisë ruse. Ne jemi të bashkuar dhe do të qëndrojmë të tillë. Këto sanksione do të kenë kosto edhe për ekonominë tonë. Por kemi përballuar pandeminë dhe po shpresonim rimëkëmbjen ekonomike, por qytetarë tanë kuptojnë se ne duhet të ngrihemi, se liria vjen me një çmim dhe këtë çmim duhet ta paguajmë se liria nuk ka çmim. Investimet tona sot do të na bëjmë më të pavarur nesër. Do investojmë për sigurinë energjetike nuk duhet të mbështetemi te Rusia që na kërcënon në mënyrë eksplicite”.

Më tej, presidentja e KE-së shtoi se ky është momenti i të vërtetës për Europën, ndërsa tanket janë drejtuar në Ukrainë. Ajo theksoi se qëllimi kryesor është ndalimi i luftës, dhe BE-ja është e bashkuar në qëndrimin e saj.

“Tanket janë drejtuar për në Ukrainë, shumë njerëz kanë marrë çantat dhe po marshojnë drejt kufijve tanë, duke kërkuar strehim se vendi i tyre nuk është i sigurt në vendin tyre vdekja po sundon. Janë gra, fëmijë, burra që vdesin se Putin ka vendosur që vendi i këtyre njerëzve nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe në këtë nuk mund ta lejojmë kurrë dhe nuk do ta pranojmë kurrë. Ky është momenti i të vërtetës për Europën. Le të kujtoj një artikull të gazetës së Kievit pak para pushtimit; kjo nuk është vetëm për Ukrainën, por është një përplasje mes dy botëve dhe ata kanë shumë të drejtë. Është përplasje mes sundimit të ligjit dhe pushkës, midis demokracisë dhe autokracisë, mes një rendi bazuar nga ligji dhe një bote të sunduar nga agresioni”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli