Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

NATO: Nuk do të dërgojmë trupa apo avionë në Ukrainë, Moska: Ofensiva do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 12:25 | Bota
NATO: Nuk do të dërgojmë trupa apo avionë në

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo avionë në hapësirën e saj ajrore. Këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi nga baza ushtarake Lask në Poloni, në përgjigje të ministrit rus të Mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpjegoi se NATO do të mbrojë çdo territor të NATO-s, por ne jemi një Aleancë Mbrojtëse dhe nuk kërkojmë konflikt me Rusinë, e cila duhet të ndalojë menjëherë luftën dhe t'i kthehet diplomacisë. Lufta e Putinit prek të gjithë dhe aleatët e NATO-s janë të bashkuar”, shtoi ai.

"Aleatët ofrojnë mbështetje ushtarake për Kievin. Ne nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë, sepse do të ishte ndërhyrje në këtë luftë”, konfirmoi presidenti i Polonisë Andrzej Duda.

Ndërkohë Rusia ka deklaruar se do të vazhdojë ofensivën në Ukrainë, derisa të gjitha objektivat të jenë arritur, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu.

“Forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë të kryejnë operacionin special ushtarak, derisa të arrihen objektivat e përcaktuara. Moska synon çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe mbrojtjen e Rusisë nga një kërcënim ushtarak i krijuar nga vendet perëndimore", tha ministri rus i Mbrojtjes Shoigu në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizionin shtetëror.

A2 CNN Livestream

Dita jonë