Pas Rusisë e pëson edhe Bjellorusia, Britania e Madhe i vendos sanksione të ashpra

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 22:03
lukashenko

Pas Rusisë e pëson edhe Bjellorusia, Britania e Madhe i vendos sanksione të ashpra

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 22:03

Pas Rusisë të “mbytur” me sanksione e izolim nga bota, tashmë Britania e Madhe ka marrë vendimin të sanksionojë edhe Bjellorusinë për rolin që ajo ka dhënë në pushtimin rus të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga qeveria britanike, raporton BBC. Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, tha se sanksionet janë vendosur ndaj individëve dhe organizatave të caktuara për shkak të rolit që vendi i tyre është duke luajtur në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe tashmë do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen ndaj Vladimir Putin”, ka thënë Truss.