“Raketa barbare ruse godet civilët”, ministri i Jashtëm i Ukrainës publikon videon tragjike

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 11:14

“Raketa barbare ruse godet civilët”, ministri i Jashtëm i Ukrainës publikon videon tragjike

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 11:14

Minstri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kubela, publikoi një video ku sipas tij tregohet momenti kur rakteta ruse godet një godinë në qendër të Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

Sipas tij, video tregon Sheshin e Lirisë në Kharkiv, që bombardohet nga rusët, në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit. Për këtë, ai akuzon Presidentin Vladimir Putin për krime lufte dhe i bën thirrje botës që ta izolojë Rusinë.

“Raketa barbare ruse godet qendrën e Sheshit të Lirisë dhe lagjen rezidenciale në Kharkiv. Putini nuk është në gjendje që ta thyejë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte, vrasje të civilëve të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë”, thotë Kubela.