Rusia: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë, ka ardhur koha t’i çojmë në shtëpi

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 13:27
Sergey Lavrov

Rusia: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë, ka ardhur koha t’i çojmë në shtëpi

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 13:27

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se do të bëjë gjithçka për të penguar Ukrainën që të marrë armatime bërthamore. Ai gjithashtu deklaroi se prania e armatimeve bërthamore amerikane në kontinentin Europian, është e papranueshme për Moskën.

“Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane”, tha ai gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës, ku mori pjesë virtualisht. “Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha ai.

Lavrov kishte thënë se do të merrte pjesë vetë në Konferencën e Gjenevës, por për shkak të ndalimit të fluturimeve të avionëve rusë në Europë, zgjidhi të fliste përmes videos.

Delegacionet e shteteve perëndimore u larguan në mënyrë demonstrative nga salla gjatë fjalës së Lavrov

Gjatë fjalës së Lavrov, delegacionet e shteteve perëndimore u larguan në mënyrë demonstrative nga salla dhe dolën në korridor duke mbajtur flamuj të Ukrainës në duar.