“Rusia ka futur 75% të forcave të saj në Ukrainë”

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 10:26
54761349 10561485 A destroyed Ukrainian infantry fighting vehicle is seen next to  a 35 1646105216632

“Rusia ka futur 75% të forcave të saj në Ukrainë”

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 10:26

Rusia ka futur në Ukrainë 75% të forcave të saj të armatosura, thotë akademiku britanik, dr. Jack Watling, kërkues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara. Ai tha për BBC Radio 4 se një numër i madh trupash ruse po hyn në vend nga Bjellorusia për të mbërritur në Kiev, objektivin numër 1 të Rusië.

I pyetur për njoftimet se Rusia ka përdorur bombën thërrmuese në zonat e banuara në Kharkiv, ai tha se dëshmitë tregojnë që mund të jetë e vërtetë.

“Dëmi më i madh është se këto predha nuk janë të drejtuara në një objektiv të vetëm dhe një sasi e madhe lëndësh shpërthyese, hidhet në zonat më të populluara”, tha ai.

Watling tha gjithashtu se ushtria ukrainase tashmë nuk funksionon më si një formacion i rregullt, por është shpërndarë në pozicione mbrojtëse, e përzierë me grupet e vullnetarëve që po luftojnë për vendin e tyre.