Tjetër shpërthim në Kharkiv, objektivi ishte guvernatori i qytetit

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 10:28
shperthimi 1280x720

Tjetër shpërthim në Kharkiv, objektivi ishte guvernatori i qytetit

Përditësuar më: 1/3/2022, ora 10:28

Qyteti ukrainas i Kharkiv është sërish shënjestër e sulmeve, mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat lokale. Imazhet televizive tregojnë një shpërthim masiv që mund të jetë nga një raketë ose bombë mbi një ndërtesë, që gazeta “Kyiv Independent” e identifikon si selinë e qeverisë rajonale.

Komanda operacionale e Ukrainës thotë se forcat ruse kanë gjuajtur një raketë në ndërtesën e administratës rajonale në Kharkiv.

Sulmi kishte si qëllim vrasjen e guvernatorit të Kharkiv dhe ekipin e tij që drejtonte mbrojtjen e qytetit, i dyti më i madh në Ukrainë, thotë Kievi. Banorët thonë se Kharkiv u shënjestrua sërish mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.

Videoja tregon një shpërthim masiv në godinën që goditet drejtpërdrejt. Në atë moment, po kalonin disa makina civile.

Një video e dytë, tregoi dëme të mëdha nga greva në një apartament privat, pikërisht përballë ndërtesës së administratës së Kharkiv-it.

Ndërkaq forcat ruse kanë mbërritur në portat e Khersonit, në jug të vendit. Lajmi u njoftua nga kryebashkiaku i qytetit.

Sipas medias lokale, “Kyiv Independent”, qyteti ishte pothuajse tërësisht i rrethuar nga trupat ruse.

“Ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ruse në të gjitha anët, ata kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha daljet”, tha një reporter për televizionin “Ukraina 24”.