Ukraina: 5700 ushtarë rusë të vrarë deri tani

Publikuar më: 1/3/2022, ora 10:41

Ukraina: 5700 ushtarë rusë të vrarë deri tani

Publikuar më: 1/3/2022, ora 10:41

Zyrtarët e ushtrisë së Ukrainës pretendojnë se deri tani 5700 trupa ruse, janë vrarë në pesë ditët e para të luftës në vendin e tyre.

Në një videomesazh të postuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shtoi se rreth 200 ushtarë të tjerë janë zënë rob. Ai tha gjithashtu se deri tani janë shkatërruar 198 tanke ruse, 29 avionë, 846 mjete të rënda dhe 29 helikopterë.

Deklarata është e paverifikueshme në terren, për shkak se zonat ku zhvillohen luftime është shumë e gjerë. Zyrtarët perëndimorë thonë se shifra e të rënëve duhet të jetë e lartë.

Rusia nga ana e saj nuk ka publikuar asnjë bilanc të qartë të këtyre 5 ditëve të para të luftës, por të dielën, u detyrua të pranonte se ka pësuar humbje në jetë ushtarësh, ndërkohë që pretendonte të kundërtën për disa ditë me radhë.