Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

YouTube bllokon Russia Today dhe Sputnik

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 10:59 | Teknologji
YouTube bllokon Russia Today dhe Sputnik

YouTube ka vendosur të bllokojë kanalet e dy mediave shtetërore ruse, Russia Today dhe Sputnik, në të gjithë Europën, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Google Europe, tha:

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, po bllokojmë kanalet që lidhen me RT dhe Sputnik në Europë. Skuadrat tona po vazhdojnë të monitorojnë situatën minutë pas minute dhe do të ndërmarrim veprime të shpejta”.

Më parë, platforma ka bllokuar kanalet e dy mediave për gjenerimin e parave nga reklamat në faqet e tyre në internet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë