Moska jep versionin e saj të humbjeve ushtarake në Ukrainë

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 18:20
54797173 10564393 A volunteer of Ukraine s Territorial Defense Forces walks by a d a 9 1646146181687

Moska jep versionin e saj të humbjeve ushtarake në Ukrainë

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 18:20

Kremlini zyrtar ka reaguar për herë të parë që nga nisja e ofensivës në Ukrainë në lidhje me bilancin e viktimave në radhët e ushtrisë, në 6 ditë luftime tashmë.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se 498 ushtarë janë vrarë ndërsa 1597 të tjerë janë plagosur gjatë “operacionit special” ushtarak në Ukrainë.

Nga ana e Ukrainës, bilanci i fataliteteve në radhët e ushtrisë ruse është disa herë më i madh. Më herët gjatë ditës, presidenti Zelensky u shpreh se mbi 6000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë rezistencën 6 ditore.