Nafta arrin çmimin rekord

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 11:07
Nafta arrin cmimin rekord 1280x720

Nafta arrin çmimin rekord

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 11:07

Teksa luftimet në Ukrainë vijojnë prej gati një jave, situata e krijuar atje, ka shkaktuar edhe një rritje drastike të çmimit të naftës, pavarësisht masave të ndërmarra për të qetësuar tregjet globale.

Çmimi për një fuçi arriti në 113 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë që prej qershorit të vitit 2014. Edhe në atë kohë, kishte një krizë mes Rusisë dhe Ukrainës, të kulmuar me aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Moska.

Çmimi i naftës u rrit edhe pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë miratoi planin për të nxjerrë në shitje 60 milionë fuçi nafte nga rezervat e saj, për të stabilizuar tregjet.

Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të burimeve energjetike në botë dhe investitorët janë të shqetësuar se nga lufta në Ukrainë mund të preket furnizimi me naftë apo gaz.