Takim për paqe pas mesnatës, mbërrin delegacion rus, korridor i sigurt për ukrainasit

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 19:17
MB DO MBAHET TAKIMI.duplicate frame 1034 1280x720

Takim për paqe pas mesnatës, mbërrin delegacion rus, korridor i sigurt për ukrainasit

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 19:17

Raundi i dytë i negociatave për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet në orët e para të së enjtes. Njoftimi është bërë nga delegacioni i Moskës, që arriti i pari në një zonë pranë kufirit polako-bjellorus.

Kryenegociatori rus, Vladimir Medinski u tha mediave se delegacioni i Ukrainës ka lënë kryeqytetin Kiev dhe se ushtria ruse po i garanton një korridor sigurie. Ai shtoi se Moska është e gatshme të diskutojë një armëpushim, kushti kryesor i vendosur nga Kievi për vazhdimin e bisedimeve për paqe.

Kërkesat e parashtruara nga ekipi rus janë: Denazifikimi, pra rrëzimi i qeverisë aktuale; çarmatosja e Ukrainës dhe mbajtja e një statusi neutral, njohja e pavarësisë së rajoneve Luhansk dhe Donjeck si dhe pranimi i Krimesë si territor i Rusisë. Kurse Ukraina kërkon ndalim të luftës dhe largimin e trupave ruse nga territori i saj.

Ndërkohë, inteligjenca e Kievit thotë se Kremlini kërkon të rikthejë në pushtet ish-presidentin, Viktor Janukoviç. Ky i fundit, i njohur për qëndrimet pro ruse, u rrëzua nga pushteti gjatë protestave të vitit 2014.

Raportohet se Janukoviç gjendet në Minsk të Bjellorusisë, në pritje të një dakordësie për rikthim në krye të presidencës së Ukrainës. Presidenti aktual, Volodimir Zelensky, e konsideroi këtë një rikthim të kufomave politike dhe tha se populli do ta presë atë njësoj si tanket ruse.