Ukraina: 5840 trupa ruse të vrarë, kemi shkatërruar 30 avionë e 31 helikopterë të armikut

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 11:01
Ukraina 5840 trupa ruse te vrare kemi shkaterruar 30 avione e 31 helikoptere te armikut 1280x705

Ukraina: 5840 trupa ruse të vrarë, kemi shkatërruar 30 avionë e 31 helikopterë të armikut

Përditësuar më: 2/3/2022, ora 11:01

Ukraina thotë se sipas shifrave paraprake të saj, humbjet e Rusisë gjatë pushtimit janë tepër të mëdha. Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës 5840 ushtarë rusë kanë humbur jetën në gati një javë luftime, ndërsa janë shkatërruar 30 avionë dhe 31 helikopterë të armikut.

Gjithashtu Ukraina thotë se ka shkatërruar 211 tanke rusë, 862 mjete të rënda, 85 sisteme artilierie, 9 sisteme kundërajrore, 60 depozita karburanti, 355 mjete të tjera dhe 40 raketahedhës 40 MLRS.

Të fundit nga lufta në Ukrainë

  • Pas bombardimit të Kievit, luftimet mes trupave ruse dhe atyre ukrainase vijojnë në disa qytete të vendit.
  • Rusia po sulmon nga tre drejtime, nga veriu, ndihmuar nga Bjellorusia, nga Gadishulli i Krimesë në jug dhe nga kufiri lindor mes dy shteteve.
  • Sipas autoriteteve lokale në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, 21 persona kanë humbur jetën dhe 112 të tjerë janë plagosur për shkak të bombardimeve.
  • Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit jugor Kherson, pas disa ditësh luftime, por pala ukrainase thotë se kjo nuk është e vërtetë.
  • Presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë, por tha se SHBA duhet të shpëtojë demokracinë. Sipas OKB, mbi gjysmë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit.