Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bie qyteti i parë në Ukrainë, shpërthime në Kiev, qindra të vdekur në Mariupol

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 11:44 | Bota
Bie qyteti i parë në Ukrainë, shpërthime në Kiev,

Bie qyteti i parë në Ukrainë. Kherson, nyje strategjike që mund të t’i lejojë rusëve të kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të bregut jugor në vend, duke avancuar drejt Odesës, është në duart e Moskës. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, ndërsa në Kiev dhe Kharkiv vijon breshëria e raketave.

Qielli i natës ndriçoi sërish në Kiev, ndërsa 4 shpërthime u regjistruan në orët e para të së enjtes. Nuk është e qartë cilat ishin shënjestrat apo nëse ka të lënduar apo viktima. Vetëm pak orë me herët një shpërthim masiv goditi stacionin qendror të trenave në Kiev, ku janë të strehuar qindra banorë për t’i shpëtuar bombardimeve. Por kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho tha se nuk janë shënuar viktima në shpërthimin që hodhi në erë xhamat e stacionit hekurudhor.

Sakaq, autokolona ushtarake ruse e cila po i afrohet kryeqytetit nga veriu, po avancon shumë ngadalë, e penguar nga rezistenca ukrainase, e problemet teknike.. Bombardimet ruse në Kharkiv kanë goditur të paktën 3 shkolla dhe Katedralen e qytetit. Sipas “Kiev Independent”, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në Okhtyrka, ku dhjetëra godina rezidenciale u shkatërruan. Një rafineri nafte u godit nga një predhë në Chernihiv.

Qindra persona besohet të jenë vrarë në qytetin jugor të Mariupol, i vënë në shënjestër të bombardimeve intensive. Megjithatë forcat e armatosura ukrainase bëjnë me dije se qyteti port mbetet nën kontrollin e tyre, pas përpjekjes së dështuar të rusëve për ta pushtuar. Sipas autoriteteve në Ukrainë mbi 2 mijë  civilë janë vrarë në 7 ditë luftë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë