Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bombat Molotov në mes të qytetit, në Lviv përgatiten për ditën kur do të vijnë rusët

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 12:58 | Bota

Banorët e Lvivit në Ukrainë, deri tani nuk janë prekur nga lufta në vendin e tyre. Shtetrrethimi nis në orën 10 të mbrëmjes dhe gjatë natës bien sirenat e bombardimeve, por luftimet zhvillohen më në lindje.

Megjithatë, në qendër të qytetit, një grup vendasish po përgatisin bomba artizanale, për të pasur një armë më shumë në duart e tyre, kur të gjenden përballë ushtarëve rusë. Pamjet ekskluzive të kapura nga grupi i xhirimit i A2 CNN tregojnë sesi janë mobilizuar vendasit, që të mos gjenden në befasi.

Përgatitjet vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit. Në një punishte hekuri, po ngrihen fortifikime, që do të ngulen më pas në tokë. Edhe pse duket e vështirë se mund të ndalojnë tanket ruse, mjetet e tjera motorike do të hasin në një pengesë të fortë.

Në një fabrikë birre, ndërkohë, pronari ka lënë mënjanë prodhimin e birrës, që quhet “Putin idioti” dhe të njëjtat shishe po i mbush me koktej Molotov. Është armë primitive, por në gjendje të vrasë.

https://a2news.com/2022/03/03/po-planifikonim-pushimet-por-tani-jemi-gati-te-luftojme-banoret-tregojne-per-a2-cnn-jeten-ne-lviv/
https://a2news.com/2022/03/03/te-mbledhur-ne-shesh-duke-degjuar-himnin-kombetar-pamje-emocionuese-nga-lvivi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë