Putin-Macronit: Demilitarizimi i Ukrainës do të realizohet

Publikuar më: 3/3/2022, ora 14:29
putin macron 1 1080x720

Putin-Macronit: Demilitarizimi i Ukrainës do të realizohet

Publikuar më: 3/3/2022, ora 14:29

Presidenti Vladimir Putin i ka thënë homologut francez Emmanuel Macron që Rusia do t’i arrijë objektivat që i ka vënë vetes gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, që janë demilitarizimi dhe statusi neutral i këtij vendi.

Kremlini thotë se këtë deklaratë Putin e ka bërë gjatë bisedës me Macron në telefon këtë të enjte, që zgjati rreth 90 minuta.

Putin gjithashtu ka thënë se përpjekjet e Kievit për të shtyrë negociatat vetëm sa do të shtonin listën e kërkesave nga ana e Moskës.

Këtë të enjte do të zhvillohet edhe raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, në Bjellorusi. Kërkesa minimale e Kievit është që të hapet një korridor humanitar në mënyrë që civilët të largohen nga zonat ku po zhvillohen luftime.

Ndërsa pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë:

  • Ukraina duhet të “demilitarizohet” dhe të “denazifikohet”.
  • Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj.
  • Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Repuvlika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht.