Rusia çon në CAS dënimin nga FIFA dhe UEFA

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 17:48
fifa uefa

Rusia çon në CAS dënimin nga FIFA dhe UEFA

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 17:48

Federata Ruse e Futbollit ka vendosur të çojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin që e pezullon atë të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare për shkak të sulmit në Ukrainë.

FIFA vendosi të përjashtojë për një periudhë të pacaktuar Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë. Ky vendim bën që përfaqësuesja ruse të mos marrë pjesë në fazën play off të kualifikueseve të botërorit 2022 në Katar.

Më 24 mars, ata duhej të luanin gjysmëfinalen ndaj Polonisë dhe nëse fitonin do të përballeshin në finalen për një biletë në Kupën e Botës me fituesin e çiftit Suedi-Republika Çeke.

Të tria këto ekipe refuzuan të luajnë me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Mbetet për t’u përcaktuar nëse Polonia do të kalojë direkt në finale, apo vendin e Rusisë do ta marrë Sllovakia, si ekipi me pozicionimin më të lartë nga të eliminuarat.