SHBA i bën thirrje Putinit që të ndalojë menjëherë gjakderdhjen

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 09:47
KR DASH FTESA KOSOVA frame 0 1024x576

SHBA i bën thirrje Putinit që të ndalojë menjëherë gjakderdhjen

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 09:47

Departamenti i Shtetit të SHBA-së i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalojë menjëherë gjakderdhjen dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar vonë të mërkurën me orën amerikane, SHBA-ja akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës, duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve dhe duke penguar rusët të kenë akses në lajmet për pushtimin e Ukrainës.

SHBA-ja theksoi gjithashtu kufizimin e platformave të mediave sociale nga Rusia si Twitter, Facebook dhe Instagram.

“Qeveria ruse po kufizon gjithashtu platformat Twitter, Facebook dhe Instagram në të cilat mbështeten dhjetëra miliona qytetarë për të hyrë në informacione dhe opinione të pavarura”, thuhet në shënim, duke kujtuar se rusët përdorën gjithashtu mediat sociale për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe me botën e jashtme.

Deklarata vjen pasi Rusia intensifikon sulmin e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, duke rezultuar në një numër në rritje të vdekjeve civile dhe më shumë se një milion njerëz që largohen nga vendi për të kërkuar strehim diku tjetër.