Snajperi ukrainas ekzekuton gjeneralin rus

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 16:56

Snajperi ukrainas ekzekuton gjeneralin rus

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 16:56

Veç humbjeve të mëdha të raportuara nga radhët e ushtarëve rusë, të paktën të pretenduara nga Ukraina, ushtria e Vladimir Putin raportohet se ka marrë një goditje të rëndë një ditë më parë në Ukrainë.

Daily Mail dhe Newsweek shkruan se gjeneralmajori Andrey Sukhovetsky është vrarë nga forcat ukrainase, pasi këto të fundit zmbrapsën ofensivën ruse.

Vrasja e tij ende nuk është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, por sipas Daily Mail, ekzekutimi i gjeneralit u konfirmua në mediat sociale nga kolegu i tij, Sergey Chipilyov, dhe u raportua gjerësisht në disa media ukrainase, madje edhe ruse.

Një burim ushtarak për Daily Mail, ka konfirmuar se ai është vrarë nga një snajper ukrainas dhe funerali i tij do të mbahet në Rusi, ditën e shtunë. Deri tani, Andrey Sukhovetsky është figura më e lartë e ushtrisë ruse e vrarë në Ukrainë.