Të mbledhur në shesh duke dëgjuar Himnin Kombëtar, pamje emocionuese nga Lvivi

Publikuar më: 3/3/2022, ora 15:29

Të mbledhur në shesh duke dëgjuar Himnin Kombëtar, pamje emocionuese nga Lvivi

Publikuar më: 3/3/2022, ora 15:29

Pamje vërtet emocionuese janë kapur në kamera nga grupi i xhirimit i A2 CNN që ndodhet në Lviv, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në qendër të qytetit dhe dëgjonin Himnin Kombëtar, të luajtur në piano nga një artist rruge.

Lvivi është qyteti më i madh i pjesës perëndimore të Ukrainës, shumë pranë kufirit me Poloninë dhe ka shërbyer si rrugëkalimi për refugjatët e luftës që largohen nga qytetet e tjera më në lindje të vendit.

Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, dhe operatori Endrit Myftari, ndodhen aty për të raportuar mbi atë që po ndodh në Ukrainë. Edhe pse është larg zonave ku zhvillohen luftime, qyteti po përgatitet për mbërritjen e pushtuesit rus.

Banorët kanë ngritur pika të ndryshme po përgatisin bomba artizanale, dhe po ngrenë fortifikime, për të ndihmuar me aq sa munden ushtrinë ukrainase.