Ukraina dhe Rusia bëjnë bilancin e armiqve të vrarë

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 15:47
pushtimi rus ne ukraine 2

Ukraina dhe Rusia bëjnë bilancin e armiqve të vrarë

Përditësuar më: 3/3/2022, ora 15:47

Ukraina dhe Rusia kanë publikuar shifrat mbi viktimat e armiqve të vrarë, që nga nisja e pushtimit rus.

Ushtria e Ukrainës jep rregullisht përditësime mbi dëmet që thotë se po u shkakton forcave ruse, të cilat vazhdojnë të bëjnë presion në qytetet kryesore të vendit, veçanërisht në jug.

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase, bëhet e ditur se rreth 9000 personel rus janë vrarë ose plagosur.

Ukraina thotë gjithashtu se ka shkatërruar 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë dhe 30 avionë.

Nga ana e saj, Rusia dje për herë të parë dha një numër specifik të viktimave që kishte pësuar në Ukrainë, duke thënë se 498 ushtarë rusë, kishin vdekur dhe gati 1600 ishin plagosur.

Por Rusia bëri gjithashtu të ditur se kishte vrarë 2870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas.

Vlen të kujtohet se qindra civilë kanë vdekur tashmë në konflikt, ndërsa krizë humanitare është gjithnjë e në rritje.